Pas Hakan Calhanoglu, Inter konfirmon se edhe John Stones nuk do të jetë në dispozicion të Cristian Chivu për superpërballjen e kësaj të shtune kundër Romës.
Mbrojtësi anglez pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Udineses ku u zëvendësua në minutën e 62 nga Pavard dhe ekzaminimet mjekësore evidentuan një problem muskular në kofshën e majtë.
Objektivi i zikaltërve është që ta ketë mbrojtësin në dispozicion në 10 tetor në sfidën me Parmën pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve edhe pse në komunikatën zyrtare të Interit specifikohet se gjendja e Stones do të rivlerësohet në ditët në vazhdim në varësi të evoluimit të dëmtimit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai që qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për më gjatë.
Pas ndeshjes me Parmën, Interi do të luajë në 13 tetor kundër Brugge në Ligën e Kampioneve, në 17 tetor kundër Bolognas, në 21 shtator ndaj Shakhtar Donetsk sërish në Champions League dhe në 25 tetor ndaj Fiorentinës.


