Nesër shi dhe më ftohtë

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti nesër në vendin tonë do të jetë i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të përkohshme shiu, të cilat do të vazhdojnë gjatë natës dhe të shtunën paradite. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura dhe pritet të bien mbi 30 l/m² reshje.

Në Shkup, nesër pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme shiu. Në pjesë të luginës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në intensitet të përforcuar herë pas here.