Prapaskena/ “Balluku i premtoi Pacollit 60% të Aeroportit të Vlorës në tavolinë”, gazetari Tomori jep detaje në Top Story

Aeroporti i Vlorës ishte sërish në qendër të diskutimeve në “Top Story”, ku debati u përqendrua te mënyra se si u përzgjodh konsorciumi që mori përsipër ndërtimin dhe te përgjegjësitë për situatën në të cilën ndodhet sot projekti.

Gazetari Klodian Tomori solli në debat edhe dëshminë e Behgjet Pacollit lidhur me mënyrën se si ishte propozuar struktura e aksioneve në konsorcium, duke përmendur emrin e ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Diskutimi preku gjithashtu mënyrën se si u prezantua dhe inaugurua projekti, si dhe pretendimet për përgjegjësinë e institucioneve në ecurinë e tij.

Klodian Tomori: Qeveria shqiptare në qëndrimin e saj shprehet se këta dy kompani nuk e bëjnë dot aeroportin dhe po më mbajnë peng një investim strategjik. Qeveria e zgjodhi në tavolinë këtë konsorcium. Sipas dëshmisë së Pacollit, që e ka thënë publikisht se më thanë “merr njëherë 40%”, pastaj unë nuk pranova dhe shkuam 60%.

Grida Duma: Kush ia tha këtë?

Klodian Tomori: Belinda Balluku, sipas dëshmisë së Pacollit. Por unë mendoj se ky ka qenë një vendim mbi zonjën Balluku. Por ky stil qeverisjeje këtu të çon. Aeroporti është i marrë peng. Rama e ka inauguruar që në vitin e kaluar atë, kur erdhi Pacolli me avion. Topchannel