Moti sot i ndryshueshëm me vranësira, temperaturat deri në 21 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Gjatë paradites do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira. Gjatë natës dhe në orët e paradites do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë.

Sipas DPHM-së, të dielën dhe deri në fund të javës së ardhshme të punës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë, me periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.