Mot i ndryshueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes
Sinoptikanët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 26 gradë.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri në 8 gradë, ndërsa gjatë ditës deri në 25 gradë.
Deri në fund të javës moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa ato ditore do të mbeten brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.


