Mot i ndryshueshëm me diell, temperaturat deri në 26°C

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët verilindore herë pas here do të jetë më e fortë, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 3–14°C, ndërsa maksimalja 19–26°C.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25°C.

Nën ndikimin e një fushe me presion të lartë atmosferik, pritet një periudhë me mot relativisht të qëndrueshëm dhe me periudha me diell gjatë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.

Deri të dielën do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga veriu, ndërsa më pas era do të ndryshojë drejtim dhe do të fryjë nga jugu.