Sulejmani: Fitorja e Arkin Jahijit është fitore e qytetarëve dhe zhvillimit të komunës së Bërvenicës

Kryrtari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani i cili gjatë ditës së djeshme vizitoi shtabin e AKI-së në komunën e Bërvenicës në një fjalë rasti para të pranishmëve theksoi se fitorja e madhe e Arkin Jahijit më 18 Tetor është fitore e qytetarëve të kësaj komune dhe zhvillimit të komunës së Bërvenicës, shkruan Top24

Sulejmani theksoi se pesë pikat e përfshira në programin e Jahijit janë vula e dëshmisë së përkushtimit, seriozitetit dhe vizionit që Arkin Jahiji ka për vendin dhe vendbanimet në këtë komunë.

“AKI është në mbështetje të plotë të Arkinit dhe ekipit të tij.
Bashkë, me përkushtim dhe angazhim, për një komunë në shërbim të qytetarëve!” tha Emir Sulejmani.