Tre pankina në 3 ndeshje kampionati dhe asnjë minutë të luajtur në këtë fillim sezoni edhe pse po stërvitet me skuadrën që nga 21 gushti. Christian Pulisic është shndërruar vërtet në një objekt misterioz te Milani i Ruben Amorim duke rritur shqetësimin dhe pikëpyetjet e tifozëve kuqezinj.
Fantazisti amerikan që deri në dhjetor të 2025 ishte një element i rëndësishëm i skuadër, vjen pas një periudhe të komplikuar të karakterizuar nga një rendiment i ulët dhe një seri të gjatë problemesh serioze fizike.
Zanafilla e mungesës së ‘Captain America’ është në verën e trazuar dhe në mënyrë të veçantë në Botërorin e zhvilluar në SHBA. Që në atë kompeticion, Pulisic nisi të bëjë llogaritë me një edemë kockore(dhe një mikrofrakturë) në këmbën e djathtë. Bëhet fjalë për një akumulim anomal të lëngut në strukturën sfungjer të kockës që provokon dhumbje dhe lodhje duke e penguar futbollistin që të stërvitet me vazhdimësi dhe intensitet. Për të kaluar këtë problem, është e nevojshme të reduktohet ngarkesa e punës dhe t’i jepet kohë kockës për t’u rigjeneruar.
Brishtësia fizike e amerikanit në vitin e fundit ka qenë një temë diskutimi në klub dhe kombëtare. Futbollistit 28 vjeçar iu desh të bëjë llogaritë me një ndrydhje në kavilje, një dëmtim në bicepsin femoral, një problem në gluteo që nuk e ka lejuar të shënojë gola gjatë vitit 2026. Pas ndeshjes me Juventusin, Amorim nuk u fsheh duke shpjeguar arsyet se përse nuk e ka aktivizuar amerikanin.
‘Pulisic është kthyer nga një dëmtim, po e menaxhoj dhe në këtë moment nuk mund të luajë-deklaroi trajneri i Milanit
Trajneri portugez dhe stafi mjekësor kanë vendosur të ndjekin një linjë të kujdesit ekstrem duke evituar sforcimin e kohëve për të mos rrezikuar në humbjen e futbollistit për një kohë akoma më të gjatë. Objektivi i klubit është që të lejojë Pulisic që të rifitojë gjendjen fizike optimale duke shfrytëzuar edhe pauzën e ndeshjeve të kombëtareve të shtatorit për të tentuar një rikthim gradual në fushën e lojës në muajin tetor
Përvec aspektit mjekësor, në menaxhimin e Pulisic ndikojnë edhe vlerësime të natyrës taktike. Amorim ka në mendje një ide skuadre me çifte lojtarësh dhe tenton të vendosë amerikanin si një mesfushor ofensiv në krahun e majtë për të shfrytëzuar profilin e tij. Në atë zonë të fushës, në pritje të kthimit të Pulisic më të mirë, po shfaqet Alphadjo Cisse(autori i një goli në 3 ndeshje) që po mahnit tifozët dhe stafin e Milanit duke e mbuluar mjaft mirë rolin e alternativës dhe duke bërë Pulisic thuajse të harrohet. Integralizmi taktik i Amorim, gjithsesi mund të përfaqësojë një limit për një futbollist si Pulisic që gjatë karrierës së tij ka treguae se di të veprojë në të gjithë frontin e sulmit. Por, për momentin prioriteti absolut i Milanit mbetet rekuperimi i plotë i talentit të tij; Pulisic do të kthehet në fushë vetëm kur do të jetë e sigurt se te ai do të besohet në 100%.


