Champions League/ Interi në sfidën delikate me Real Madrid, historiku i përballjeve mes gjigantëve evropianë të futbollit

Mbrëmjen e sotme ngre siparin Liga e Kampioneve në edicionin 2026/27. Sfida që do të ketë vëmendjen më të madhe padyshim është ajo që do të luhet në Santiago Bernabeu mes Realit të Madridit dhe Interit.

Megjithatë vetë përballja mes dy skuadrave ka brenda saj historikun dhe bilancin e saj. Në fakt ajo që do të luhet në mbrëmjen e sotme mes Realit të Madridit dhe Interit është  sfida e 20 mes tyre. Në 19 ndeshjet e mëparshme,  bilanci anon pak më shumë nga Los Blancos që kanë 10 fitore, kundrejt 7 të zikaltërve, ndërsa 2 përballje janë mbyllur në barazim.