Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe deputeti Adnan Azizi, janë shfaqur së bashku në Çellopek, gjatë promovimit të kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini.
Paraqitja e përbashkët e dy figurave vjen vetëm pak ditë pasi në disa media u raportua për një krisje të mundshme në raportet mes Mexhitit dhe Azizit, duke ngritur edhe pikëpyetje për ndikimin që një përplasje e tillë mund të kishte brenda koalicionit qeverisës.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat janë caktuar për 18 tetor 2026. VLEN ka zyrtarizuar si kandidat Jakup Huseinin, magjistër të shkencave juridike dhe nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës.

Nga VLEN kanë deklaruar se Huseini e njeh nga afër administratën komunale, procedurat dhe nevojat e banorëve, duke e prezantuar atë si kandidat që mund të nisë punën menjëherë,

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.