Izet Mexhiti: Jakup Huseini e njeh komunën dhe nevojat e qytetarëve, është gati të nisë punën menjëherë

VLEN sonte ka promovuar kandidatin për kryetar të komunës së Bërvenicës, shkruan Top24.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti,  gjatë promovimit të kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, theksoi se kandidati Jakup Huseini e njehë nga afër administratën komunale, procedurat dhe nevojat e banorëve, duke e prezantuar atë si kandidat që mund të nisë punën menjëherë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat janë caktuar për 18 tetor 2026. VLEN ka zyrtarizuar si kandidat Jakup Huseinin, magjistër të shkencave juridike dhe nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.