Ambulanca specialistike e Mjekësisë Familjare “Asclepius” në Tetovë vazhdon për të 11-in vit radhazi të ofrojë shërbime shëndetësore falas për studentët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, si dhe nga Lugina e Preshevës, përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
Lajmin e ka bërë të ditur Liridon Disha, i cili përmes një mesazhi drejtuar studentëve ka theksuar se iniciativa synon t’u qëndrojë pranë të rinjve shqiptarë gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut.
“Shpresojmë të mos keni nevojë për mjek, por nëse keni probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në Maqedoni, ju mirëpresim vëllazërisht!”, thuhet në njoftimin e tij.
Iniciativa e “Asclepius” tashmë prej 11 vitesh ofron mbështetje shëndetësore për studentët shqiptarë, duke lehtësuar qasjen e tyre në shërbime mjekësore gjatë studimeve në Tetovë.


