Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar pak para fillimi të seancës konstituive, se marrëveshja politike e arritur nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi sipas tij nevojiten edhe votat për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në kuvend, ndërsa theksoi se duhet të jenë të pranishëm jo vetëm deputetët e palëve që kanë arritur marrëveshjen, por edhe deputetë të tjerë.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi arritur, por ajo duhet të na sigurojë edhe numrat në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Kuvendi dhe qeveria nuk i evitojnë zgjedhjet e reja pa e zgjedhur presidentin”, tha Kurti pak para fillimit të seancës konstituive.