Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozit nga policia

Këngëtari, Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me shoqërimin e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, fillimisht policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozefin Markut në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur aty.

Më pas, sipas të njëjtave informacione, policia ka kryer 10 kontrolle në banesat e miqve të tij.

Këngëtari është gjetur në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë.

Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë.

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 5 persona, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.