Më 04.09.2026, në orën 11:20, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria H.V.S. (49) nga Rumania, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Audi“, me targa rumune, të drejtuar nga ai, përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“ është konstatuar se ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“. Përkatësisht, më 04.09.2026, në ora 06:30, në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, H.V.S. e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 163 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Ai është shoqëruar në Stacionin Policor me Kompetencës të Përgjithshme Negotinë për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.


