Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi, ka njoftusr se po fillon një fazë të re aktivitetesh në Spitalin Klinikë të Tetovës, ku parashihen rinovime, sanime dhe rregullimin e hapësirave në të gjithë spitalin, aty ku ka nevojë për ndërhyrje, shkruan Top24.
Po vazhdojmë me rinovimin, sanimin dhe rregullimin e hapësirave në të gjithë spitalin, aty ku ka nevojë për ndërhyrje.
Këtë herë, përmes sanimit dhe lyerjes, një tjetër hapësirë po merr një pamje më të pastër, më të rregullt dhe më dinjitoze.
Ky është vetëm fillimi. Hapësirë pas hapësire, vazhdojmë ta transformojmë spitalin tonë.










