Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit

Klan Kosova

Të gjitha

Lajme

Sport

TV

Prive

Viral

Ekonomi

Shëndet

Kulturë

Ballina

Lajme

Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” Dita 5: Sheshi “Skënderbeu” pret edhe sonte protestuesit

Sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet do të jetë sërish sonte pikëtakimi i qytetarëve që do të dalin në protestë.

Protesta, e cila do të nisë në ora 21:00, ka për qëllim kundërshtimin e aktgjykimit të 16 shtatorit, me të cilin Gjykata Speciale shpalli verdiktin final ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo është nata e pestë e protestës, ndërsa edhe sonte pritet që pjesë e saj të jenë figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm të jetës politike e shoqërore.