Bujar Osmani për vizitë në Tirolin e Jugut – në fokus modeli evropian i bashkëqeverisjes dhe garancive institucionale

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, më 16 dhe 17 shtator do të qëndrojë për vizitë në Tirolin e Jugut, Itali, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues institucionalë dhe ekspertë.

Tirolit të Jugut është një nga modelet më të njohura evropiane të bashkëqeverisjes dhe mbrojtjes së komuniteteve gjuhësore. Sistemi garanton përdorimin e gjuhëve në institucione, përfaqësim proporcional edhe në administratën publike, pjesëmarrje të komuniteteve në vendimmarrje dhe mekanizëm vetoje kur preken interesat themelore të një grupi gjuhësor.

Një nga veçoritë e këtij modeli është se proporcionaliteti nuk mbetet vetëm parim politik, por zbatohet konkretisht në punësimin në sektorin publik dhe në shpërndarjen e disa burimeve publike.

Vizita do të fokusohet në funksionimin praktik të këtyre mekanizmave dhe në përvojat që mund të jenë relevante për forcimin e garancive të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në Maqedoninë e Veriut.