Bashkimi Evropian po përgatit një ndryshim rrënjësor në mënyrën e shpërndarjes së fondeve për vendet kandidate. Nga viti 2028, instrumenti IPA nuk do të ekzistojë më, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do të konkurrojnë në kuadër të Fondit Global për Evropën (GEI), së bashku me shtete si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Britania e Madhe dhe Norvegjia.
Ndihma do të kushtëzohet rreptësisht me realizimin e reformave sipas një “udhërrëfyesi” të detajuar që Komisioni Evropian pritet ta prezantojë së shpejti. Vetëm vendet që përmbushin kriteret e sundimit të ligjit, transparencës dhe harmonizimit me standardet evropiane do të kenë qasje në fondet, të cilat kapin vlerën e 43 miliardë eurove.
Analistët në Bruksel paralajmërojnë se kjo qasje e re e BE‑së e lidh ndihmën jo vetëm me agjendën e zgjerimit, por edhe me interesat gjeostrategjike dhe ekonomike të Unionit. Për Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se pa reforma konkrete rrezikon jo vetëm humbjen e fondeve, por edhe privilegjet që burojnë nga statusi i vendit kandidat.


