Mbrojtja ajrore saudite ka interceptuar dy dronë të lëshuar herët të shtunën nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të rajonit të Riadit, transmeton Anadolu.
Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, tha se forcat saudite po monitorojnë kërcënimet me raketa dhe dronë të drejtuara ndaj mbretërisë.
Ai tha se dronët e lëshuar në drejtim të rajonit të Riadit u interceptuan dhe u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.
Huthit janë përfshirë sërish në luftime me forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite që nga rifillimi i luftës civile në Jemen në korrik, kur grupi shpalli një bllokadë detare ndaj Riadit.


