Aksioni gjithëpërfshirës për pastrimin e qytetit të Tetovës po vijon me intensitet të shtuar. Ndërmarrja Publike Komunale „Tetova-Tetovë“ gjatë ditës së sotme ka zgjeruar aktivitetet në një numër të madh të rrugëve dhe lagjeve të qytetit, shkruan Top24.
Ekipet e NPK-së janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugëve, largimin e mbeturinave dhe mënjanimin e papastërtive nga hapësirat publike.
Aksioni synon të përfshijë sa më shumë pjesë të qytetit, duke u fokusuar në rrugët dhe lagjet dytësore, me qëllim përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pastërtisë.
Nga terreni, aktivitetet e ekipeve të NPK-së po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Pastrimi i qytetit vazhdon – ekipet e NPK-së mbeten në terren.



