Një shtetas turk është privuar nga liria në Ohër, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në veprime që lidhen me rekrutimin dhe joshjen e një personi me qëllim prostitucioni.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se më 3 shtator, rreth orës 11:00, në bulevardin “Turistička” në Ohër, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria 24-vjeçarin R.K. nga Stambolli, Republika e Turqisë.
Sipas denoncimit, ai dyshohet se ka rekrutuar, nxitur, joshur ose ka marrë pjesë në dorëzimin e një personi te një person tjetër me qëllim ushtrimin e prostitucionit.
Nga MPB-ja theksojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.


