Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar sot rreth orës 15:37 në zonën e Lushnjës, në Shqipëri.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndier edhe nga banorët e Elbasanit dhe Lushnjës. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 1 kilometër në verilindje të Lushnjës, ndërsa thellësia është vlerësuar në rreth 10 kilometra.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale nga lëkundjet sizmike.