Shabani në konak të Daut Beqirit në Haraqinë nderohet me maicën e Shkëndisë

Zëvendësministri i  Mbrojtjes  Admir Shabani, së bashku me Abdulla Selami dhe Muski Bilalli, vizituan kryetarin e komunës së Haraqinës, shkruan Top24.

Sot pata kënaqësinë të pres në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Admir Shabani, së bashku me z. Abdulla Selami dhe z. Muski Bilalli.

Gjatë takimit biseduam për bashkëpunimin dhe çështje me interes të përbashkët.

Në shenjë respekti dhe mikpritjeje, u dhurova nga një fanellë të Shkëndijës së Haraçinës.

Një fanellë që përfaqëson më shumë se sportin, përfaqëson Haraçinën, të rinjtë tanë dhe krenarinë tonë.