Mot me diell dhe i nxehtë këtë të shtunë

Dita e parë e fundjavës do të karakterizohet nga mot me diell dhe i ngrohtë në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 37 gradë.

Të dielën pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Pas kësaj, sinoptikanët parashikojnë një periudhë me mot kryesisht stabil, me diell dhe temperatura të larta.