Dhunë në familje në Gostivar: Gruaja sulmon bashkëshortin gjatë procedurës së divorcit

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar, ku një 37-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas denoncimit, incidenti ndodhi në oborrin e shtëpisë familjare, ndërsa çifti ndodhet në procedurë divorci.

Gruaja është arrestuar dhe ndaj saj do të ndërmerren masat përkatëse pas dokumentimit të rastit.