Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot nga Tivat se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po zhvillohet me ritëm shumë të ngadalshëm dhe se nevojiten ide të reja për të inkurajuar vendet e rajonit që të zbatojnë reforma. Ai theksoi se BE-ja duhet të dëshmojë se është e aftë për zgjerim të mëtejshëm.
Sipas kancelarit gjerman, fakti që BE-ja nuk ka pranuar asnjë anëtare të re gjatë 13 viteve të fundit tregon se ka mangësi edhe nga vetë Bashkimi Evropian në procesin e zgjerimit.
“Fakti që nuk kemi pranuar anëtarë të rinj tash e 13 vjet tregon se ka mangësi edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Pikërisht këtë duam ta tejkalojmë sot”, tha Merz.


