Alarm për Ebolën në Kongo, CDC Afrika: Mund të jetë shpërthimi më i keq ndonjëherë

Kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC Afrika) ka ngritur alarmin për përhapjen e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, duke paralajmëruar se situata mund të shndërrohet në shpërthimin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.

Nëse nuk e ndalojmë shumë shpejt këtë shpërthim, situata mund të jetë më e rëndë se ajo që përjetuam në Afrikën Perëndimore dhe në lindje të RD Kongos“, tha Kaseya.

Autoritetet shëndetësore po përballen me vështirësi të mëdha në identifikimin dhe monitorimin e personave që kanë qenë në kontakt me të sëmurët, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje ndërkombëtare për të frenuar situatën para se ajo të kthehet në një krizë të re shëndetësore në kontinentin afrikan.