Zgjedhjet e reja, Haxhiu e pret në takim kryetarin e KQZ-së

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të takohet me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Takimi, sipas njoftimit të presidencës, do të mbahet në orën 14:00, raporton Klankosova.tv

Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.

Partia e Albin Kurtit nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat, vendi do të shkojë në një proces të ri zgjedhor.