Menjëherë pas fjalës së Berishës, protestuesit nisin hedhjen e molotovëve, përgjigjet policia

Vetëm pak sekonda pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, protestuesit nisën hedhjen e molotovëve dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Kryeministrisë.

Nuk mungoi as reagimi i policisë, e cila u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, ujë dhe spray.

Në këtë moment nisën edhe përplasjet, ndërsa mbetën të lënduar deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, si dhe aktivisti Aulon Kalaja.