Mediat turke: Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçe

Fenerbahçe ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe duket se ka hedhur hapat e parë konkrete në merkato, duke synuar përforcimin e repartit të sulmit.

Sipas mediumit turk, “Sabah”, klubi nga Stambolli ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për një rikthim të mundshëm, transmeton Klankosova.tv.

Gjiganti turk po përballet me mungesë alternativash në sulm, ku aktualisht opsioni kryesor mbetet i riu Sidiki Cherif.

Në këtë situatë, drejtuesit e klubit e shohin Muriqin si profilin ideal për të marrë përgjegjësinë e repartit ofensiv dhe për të qenë pikë referimi në sezonin e ri.

Sipas mediumit turk, marrëveshja personale me 30-vjeçarin tashmë është arritur, duke e afruar ndjeshëm rikthimin e tij në Turqi, transmeton Klankosova.tv.

Muriqi aktualisht është pjesë e klubit spanjoll Mallorca, ndërsa është përfolur shumë edhe për një transferim të tij te skuadra gjigante spanjolle, Barcelona.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, është duke kaluar në formën të jashtëzakonshme në LaLiga ku edhe ka realizuar 21 gola për këtë sezon si dhe duke u future në garë për Këpucën e Artë në Spanjë e njohur si “Pichichi”.

Vlera aktuale e “Piratit” sipas faqes së madhe të statistikave Trasnfermarkt, është 4.6 milionë euro, megjithatë, mediat spanjolle kanë raportuar se skuadra e Mallorces pritet të kërkoj plotë 10 milionë euro për kartonin e ylli të Kosovës.

Artikulli paraprak
Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione. Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm. Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”. Pjesë nga intervista: Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë. Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë. Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë. Monika Kryemadhi:: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia… Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë. Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe. Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm? Monika Kryemadhi:: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.
Artikulli tjetër