Dy gra të moshës 62 dhe 56 vjeç kanë kërkuar ndihmë në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, ku janë trajtuar nën dyshimin për helmim nga vezët e mbetura të Pashkëve. Njëra prej tyre është mbajtur në repart spitalor në spitalin e Kavadarit, ndërsa tjetra, pas disa orësh nën vëzhgim mjekësor, ka kërkuar vetë të shkojë në shtëpi, pasi, siç ka deklaruar, ndihej më mirë.
Këtë informacion për MIA e konfirmoi doktori Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë në Kavadar.
Parakeov dhe Grkov apelojnë tek qytetarët për kujdes gjatë konsumimit të vezëve të mbetura nga festa e Pashkëve, me qëllim shmangien e pasojave të padëshiruara nga konsumimi i ushqimit të vjetër.


