Krusita është futur live në një lidhje telefonike në “Fan Club”, aty ku ndodhej Kristi Lamaj, personi më i afërt me të në shtëpi me të cilin u përfol për një lidhje romantike.
Krusita: Desha të pyes Kristin, si është? Nuk kam pasur mundësi të komunikojmë.
Krusita: Unë fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë. Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.
Kristi Lamaj: Patjetër.
Krusita: Mendoj që përjashtimi nuk e fshin fare rrugën që bëre brenda, ishe personazh që ke lënë gjurmët e tua. Përtej gjithçkaje çdo eksperiencë ka një arsye. Jashtë të presin shumë njerëz që të kanë mbështetur.


