Jo të gjithë emrat që i kishte propozuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si mandatar i parë më 26 tetor 2025 në Kuvendin e Republikës e as Glauk Konjufca si mandatar i dytë më vonë më 19 nëntor, do të jenë në listën e re që pritet të propozohen për kabinetin e ardhshëm qeveritar.
Këtë e paralajmëroi vetë Kurti që tha se në kabinetin e ri do të ketë edhe emra të rinj.
Në propozimin që Albin Kurti kishte bërë para Kuvendit për kabinetin qeveritar, Glauk Konjufca ishte si i dyti i qeverisë dhe kryediplomat. Ndërkohë, nga Konjufca si mandatar i dytë ishte emri i Kurtit ai që do t’i kishte të njëjta pozicione ekzekutive.


