Shqipëri, Celibashi: Të gjitha kutitë e votimit janë dorëzuar në VNV-të

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur për publikun dhe mediat përmbylljen e fazës së transportit të kutive të votimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi konfirmoi se të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë dorëzuar me sukses në të gjitha Vendet e Numërimit të Votave (VNV).

“Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem,” tha ai.

Sipas Celibashit kjo ishte një nga fazat më të ndjeshme të procesit zgjedhor.