Bogovinë, deri në ora 15 kanë votuar rreth 26% e qytetarëve

Në komunën e Bogovinës sipas përditësimit të të dhënave nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhorë deri në ora 15:00 kanë votuar rreth 26% e votuesve ose 7.699 votues nga gjithësej 29.088 votues, shkruan Top24

Ndryshe në këtë komunë në rreth të dytë garojnë Besnik Emshiu nga AKI dhe Feti Abazi nga koalicioni VLEN.