Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi ka alarmuar se kryetari i komunës së Çairitm Visar Ganiu po shkatëron dokumente të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Çair. Në postimin e saj Arsovska ka publikuar disa dokumente duke shënuar Visar Ganiu nuk mund të shkatëroj aq dokumente sa kam unë dëshmi, shkruan Top24

Visar Ganiu nuk mund të shkatëro aq dokumente, aq sa unë kam dëshmi.
Banda e tij e organizuar do ta sheh edhe ai që nuk do ta shohë!

Tani radha është e Prokurorisë themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korupsion.

Danella Arsovsja, kryetar i qytetit të Shkupit, raportues dhe zëdhënëse për etikë dhe parandalim të korupsionit në kongresin e këshillit të Eurpës.