Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gzim Kadriu përmes një postimi ka ndarë pamjet nga takimi i sotëm i strukturave të ASH-së në Kumanovë duke shënuar se “Kumanova shumë shpejt do të jetë nikoqire e spektaklit të radhës politik, ku do të tregojmë fuqinë, vendosmërinë dhe unitetin e anëtarësisë sonë. Vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm pas parimeve tona – përfaqësim i denjë, barazi reale dhe një politikë që respekton dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”, shkruan Top24
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë mbajti mbledhje të rëndësishme me anëtarët e saj, pika kryesore e rendit të ditës ishte: analiza e situatës aktuale politike në vend.


