Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të seancës ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Në reagimin e tij, ai ka shkruar se është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka mbetur pa u konstituar, procesi po zvarritet, pasi partia fituese e zgjedhjeve nuk ka votat e mjaftueshme për kandidaten e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/


