Shefi i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte në Tetovë ka organizuar një panel diskutimi me Tetovarët ku morën pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe deputetje Rina Ajdari. Në këtë panel diskutimi është diskutuar për pozitën diskriminuese të shqiptarëve nën qeverisjene VLEN-VMRO-ZNAM, shkruan Top24
Ky organizim i jashtzakonshëm i organizuar nga Rexhepi vjen mes tensioneve për zgjedhjet e mundëshme të parakohshme parlamentare dhe atyre të rregullta lokale.
“Sonte patëm një takim të shtabit politik të Tetovës së bashku me kryetarin Ahmeti me aktivin politik të degës sonë.







