Tërhiqen nga vendi ngjarjes të gjithë trupat e pajetë në Koçan

Janë tërhequr të gjithë trupat e viktimave nga diskoteka e djegur në Koçan.

Tashmë është duke u bërë identifikimi i tyre.

Numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa janë lënduar 155 persona, pesë prej të cilëve vec janë nis për trajtim jashtë vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha po ashtu se në koordinim me Prokurorinë Publike, janë privuar nga liria më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan.