Lorik Imeri sulmuesi i dalluar i KF Besës së Dobërdollit nga Komuna e Vrapçishtit

Lorik Imeri është një nga talentët e radhës së klubit KF Besa në Vrapçisht. Loriku ka lindur 29.10 2013 në Gostivar ndërsa jeton në fshatin Dobërdoll  të komunës së Vrapçishtit.

Ai është nxënës i klasës së gjashtë pranë shkollës fillore komunale “Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit.

Me futboll merej si fëmij dhe e kishte pasion ndërsa me angazhimin e tij në akademinë e futbollit në KF. Besa si lojtar i cili posedon një teknikë të përkryer, me karakteristika sulmuese që dallon nga moshatarët e tij po jep suksese vetes dhe klubit. Loriku është i angazhuar si sulmues ku gjatë ndeshjeve ka shënuar mbi 15 gola për një gjysmë sezoni dhe ka asistuar në shumë të tjerë, shkruan Top24