Kosovë, Komisioni i Pavarur i Mediave me rregullore të re për fushatën zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizuan tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve, raporton Anadolu.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se KPM-ja është një nga institucionet që kanë përgjegjësitë ligjore më të mëdha gjatë fushatës zgjedhore. Ai tha se KPM-ja ka iniciuar hartimin e një rregulloreje të re për sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim të përmbledhjes së të gjitha dispozitave ligjore në një vend në mënyrë që mediat ta kenë më të lehtë t’i njohin obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore.

“Ligji po ashtu kërkon nga vetë mediat që të sigurojnë se të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në fushatë në emisionet gjatë fushatës zgjedhore”, theksoi Mehmeti.

Ai tha se mbikëqyrjen e këtij obligimi ligjor, ligji ia ka lënë KPM-së, duke i kërkuar shprehimisht që të nxjerrë një udhëzues përmes të cilit sigurohen kushtet e barabarta dhe kushte mosdiskriminuese për qasjen në kohën e reklamimit.

Drejtoresha e Departamentit të Demokratizimit në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Pascale Roussy tha se faktori më i rëndësishëm për mediat në fazën zgjedhore të vendit, është mosdiskriminimi për të gjitha grupet politike dhe individët.

Ajo tha se në njërën anë digjitalizimi masiv i mediave dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar drastikisht mënyrën e prodhimit të informacionit dhe konsumit të tij, por, kjo ka edhe anë negative. “Transformimi digjital ka lejuar shpërndarjen e një dezinformimi të madh të shpërndarë me shpejtësi dhe me implikime negative për demokracinë. Ky ndikim negativ ka shkaktuar konfuzion, rritje të shpërqendrimit nga faktet dhe madje edhe në diskreditim të demokracisë si koncept”, theksoi Roussy.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi tha se nga muaji gusht KQZ-ja po përgatitet intensivisht për organizimin e zgjedhjeve të reja të 9 shkurtit 2025. Ai tha se KQZ-ja kujdeset që të jetë transparente, sidomos për aspektin e financave tek partitë politike në vend dhe ka disa vite që publikon raportet vjetore financiare dhe raporte të fushatave zgjedhore për secilën parti.

“Transparenca financiare e partive politike është e domosdoshme për të siguruar besueshmëri tek qytetarët te partitë politike por edhe për të garantuar llogaridhënie të qytetarit për paratë që marrin nga buxheti i shtetit apo edhe nga donatorët tjerë”, theksoi Radoniqi.

Periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

Artikulli paraprak
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar një gjykatë në Serbi e dënoi me gjashtë vjet burgim shtetasin kosovar Nezir Mehmetaj për krime lufte kundër popullsisë civile, duke e quajtur këtë si padrejtësi. Konjufca ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta rrisë presionin ndaj Serbisë për këtë rast, raporton Express. Lexo Edhe: Promoted Content Hyper Caps Најголем непријател на хипертензија! Прочитајте пред да избришат Bitcoin Bank Од обична келнерка до најбогатата жена во Кичево “Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër. E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Konjufca. Mehmetaj është dënuar me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Avokati i Nezir Mehmetajt, Milliq Konstantinoviq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se do ta apelojë vendimin, pasi, sipas tij, gjykata nuk ka prova relevante për asnjë pikë të aktakuzës. Ai tha se gjykata nuk i ka pranuar provat që janë paraqitur nga mbrojtja, e të cilat, sipas tij, tregojnë se Mehmetaj nuk ka qenë fare në Rudicë në kohën që përmendet në aktakuzë, por ka qenë në Zvicër. Mehmetaj u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.
Artikulli tjetër