Regjistrimi i tyre si jorezidentë, çështja e gjuhës shqipe në vend si dhe rreziku për udhëheqjen e Komunës në zgjedhjet lokale të 2025 ishin disa prej temave për të cilat mërgimtarët kërçovarë shprehën shqetësimin në takimin me kryetarin e komunës Fatmir Dehari.
Pas kësaj pyetje Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari në përgjigjen e tij la të kuptohet se do të kandidojë edhe për mandatin e katërt në krye të Komunës.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, parti e cila udhëheqë Kërçovën për 12 vite. Ai tha se është i shqetësuar për zgjedhjet lokale, pasi siç shtoi, po bëhen kalkulime dhe aktivitet për ta marrë Komunën e Kërçovës


