Ai në emisionin “Samo Vistina” tha se vendit “i duhet një LSDM e fortë”.
“LSDM është parti e madhe dhe e fortë politike, potenciali është i pamohueshëm, kohët në të cilat jemi tani janë të vështira dhe sfidat me të cilat po përballemi, por edhe përgjegjësia ndaj të gjithë atyre që ishin dhe nuk ishin në kongres është e madhe.
Vendit i duhet një LSDM e fortë. LSDM duhet të tregojë se i ka nxjerrë mësimet, të gjithë thonë se diçka “duhet” të bëhet, por edhe duhet treguar. Një nga përfitimet e shtatë viteve të fundit ka qenë të flasësh hapur dhe të kritikosh, është një gjë tjetër të mos pajtohesh, por zërat e njerëzve duhet të dëgjohen.
Ndoshta koha do të tregojë nëse ka qenë e drejtë përzgjedhja e kuadrove të reja në LSDM”, tha Despotovski.


