Osmani takohet më kryeministrin belg, flasin për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se është takuar me kryeministrin belg Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Ajo tha se e falënderoi për mbështetjen derisa shtoi se diksutuan për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona. ”, shkroi Osmani.