Exluzive: Vendosen bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë të cilët i largoi Hazbi Lika në 2007

Në qytetin e Tetovës pas 17 vitesh në oborrin e muzeut të Tetovës është ndërtuar një bazament nga betoni ku janë vendosur bustet e heronjve maqedonas të cilët ishin larguar nga sheshi i qytetit në vitin 2007 kur me komunën e Tetovës menaxhonte komandanti i UÇK-së, Hazbi Lika- i njohur si komandant Qela, shkruan Top24

Mediat maqedonase kanë raportuar se ata janë vendosur në oborrin e muzeut të Tetovës dhe e gjithë kjo po ndodhë larg syve të opinionit ndërsa nga komuna nuk kanë sqaruar nëse këto buste kanë leje për ndërtim apo të njejtit do ta kenë fatin e kryqit në kodrën e diellit.

Bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku Ambarçe dhe Todor Cipovski Merxhan, që u larguan nga qendra e qytetit në 2007 janë vendosur përkohësisht në Muzeun e Tetovës ku do të mund të ju jepet respekt i vazhdueshëm.

Ata janë vendosur në oborrin e vet muzeut në lagjen “Dy bredhat” mbi një mbajtëse të fortë.

Këto dy buste ishin larguar nga ana e Komunës së Tetovës në vitin 2007 nga sheshi i Tetovës pa asnjë vendim për shkak të rekonstruimit të sheshit të qytetit.

Atëher nga ana e pushtetit lokal theksuan se bustet do të ktheheshin. Por pas 17 vitesh heronjtë maqedonas nuk u kthyen në sheshin e qytetit edhe përkundër kërkesave të Lidhjes së luftëtarëve, më shumë shoqatave dhe partive, shkruan portali www.glas.mk

https://glas.mk/2024/03/%d0%b1%d0%b8%d1%81%d1%82%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d1%85%d0%b5%d1%80%d0%be%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%b0%d0%bc%d0%b1%d0%b0%d1%80%d1%87%d0%b5-%d0%b5-%d0%bc%d0%b5%d1%80%d1%9f%d0%b0%d0%bd-%d1%81%d0%b5/?fbclid=IwAR14aY_4pWBHeGbVRiJZOztZqoDfR07mgQ2dMjuh8nWiFepAx3UcYSRuNkY

https://www.slobodenpecat.mk/bistite-na-heroite-od-nob-ambarche-i-merdzhan-ostraneti-od-tetovskiot-ploshtad-pred-17-godini-postaveni-vo-muzejot-na-tetovski-kraj/