Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal.
“Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së llogarisë së veçantë dhe për të tërhequr kartelën studentore të dedikuar Visa për subvencionimin e racionit, përmes mënyrës së vetme të shfrytëzimit të mjeteve”, sqarojnë nga MASH.


