Të hënën nis “Defender 23”, Rama: Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e ShBA.

Tutje, ai shkroi se Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, siç u shpreh ai, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.

“Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar tutje ai.