Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se masakra e Studimes është dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.
“Jemi këtu që të përkujtojmë 116 martirë të pafajshëm, përfshirë fëmijë e nëna shtatzëna. Jam gjithashtu për t’u thënë se dhimbja që keni përkujtuar atë ditë, është dhimbje e gjithmbarshme. Masakra ishte organizuar nga regjimi serb. Sot duhet t’i përkujtojmë dhunën dhe masakrën e përjetuar dhe t’i gjendemi afër të gjithë atyre që humben të afërmit e tyre.
Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve u pushkatuan nga paramilitarët serb 116 persona civil që ishin në kolonë për t`u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.


